Erion Braçe kam 2 vite zv.kryeministër: E bëj punën me zemër shpresoj mos të kem zhgënjyer askënd…

0
809
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Braçe, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka përmendur emërimin e tij në postin e zëvendëskryeministrit. Braçe, kujton dy vjetorin e tij në këtë post.

Braçe shkruan se; punën si zëvendëskryeministër, e bën me zemër ashtu si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige.

Gjithashtu, ka falenderuar edhe ata që e kanë mbështetur, ku shkruan se uron që të mos ketë zhgënjyer askënd, me punën e tij.

28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo”, ka shkruar Braçe.

Çfarë thoshte Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018; “Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve. Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës”.

Zjarr Tv Ad