Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, vendim i marrë nga Kryësia gjatë mbledhjes së djeshme.
Braçe thotë se ky ishte një vendim hipokrit por standard, ndërsa shprehet se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Bashën, pasi ky i fundit ka sulmuar institucionet dhe policinë gjatë disa protestave.
Postimi i Erion Braçes:
BERISHA JASHTE #PD,
VENDIM HIPOKRIT POR STANDARD!
ASFARE VENDIM I FORTE!
E perjashtuan per “SULMIN NDAJ PD”;
Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet, te drejtesise e finances,ka sulmuar kundershtaret, i ka burgosur e vrare/pushkatuar, ka sulmuar median dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gezetaret dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj…
POR PD NUK E PERJASHTOI KURRE!
E perjashtoi se sulmoi PD!
HIPOKRIZI ME TE MADHE SE KJO NUK KA!
Nderkohe DHUNA si arsye per perjashtimin e Sali Berishes, po sherbehet si STANDARD;
A SHKON PERTEJ BERISHES?
Dhuna e Berishes mbi PD, godines e njerezve ne te, nuk hyn hic ne nje ushtrim krahasues me dhunen e atij vete por edhe LULZIM BASHES mbi institucionet, policine, drejtesine etj.
Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qelluar me zjarr Kuvendin.
Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!
Ky eshte MINIM I DEMOKRACISE dhe Lulzim Basha nuk i iken dot ketij standardi duke thene: I BERA UNE POR ME DETYROI BERISHA!
Natyrisht, STANDARDI eshte pune e PD!
Shqiptaret meritojne nje NDJESE TE MADHE E TE VERTETE per dhunen ai menyre jetese ne politike prej vitesh!
Aaaaa dhe nje gje…
Berishen e kane perjashtuar nga PD, jo nga Shqiperia!