Erion Braçe: Mandati i tretë kontratë pune me shqiptarët, premtojmë 24 orë ujë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv. Kryeministri Erion Braçe, ka folur nga sheshi Skëndërbej, ku u hap fushata e PS-së kërkoi që fjalën e tij, ta niste me një lutje për ata që kanë ndërruar jetë nga kovidi.

Ai shtoi s’e mandati i tretë për PS-në, nuk është histori apo trofe, por është një kontratë pune me gjithë shqiptarët.  

Erion Braçe: Teksa po hyja në këtë shesh më shkoi mendja dhe zemra, tek gjithë ata shqiptarë, prindër, gjyshe e gjyshër që luftojnë me kovidin. Prandaj do të doja që fjalën time do të doja që ta nisja me një lutje për ata që nuk ia dolën e të prehen në paqe.

Një mandat i tretë nuk është një trofe, as histori, por një kontratë pune me secilin prej jush me shqiptarët. Diferenca vjen nga puna e cila ka ndryshuar gjithë Shqipërinë.  

Ne kemi punë të madhe për të bërë, përtej asaj që kemi bërë në këto 8 vite për të ndryshuar veten dhe gjithë qytetet e vendit. Në këtë vit kemi mësuar që shëndeti është i pari prandaj do të kemi 24 orë ujë.

Zjarr Tv Ad