Erion Braçe merr rolin e inspektorit të dasmave: Si nuk kanë respekt për paratë, ua ngjisin në ballë me pështymë…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Zv. Kryeministri Erion Braçe, duket se e ka gjetur veten diku tjetër, disa ditë pas njoftimit se ai nuk do të mbante më postin e mëparshëm. Në një postim në rrjetin e tij social, Braçe ankohet për lekët që hidhen nëpër dasmat shqiptare, duke e konsideruar si një mungesë të thellë respekti, për të ardhurat që shqiptarët fitojnë.

Postimi i Plotë

HARE E MADHE!
DASMA GJITHANDEJ!
Dhe patjeter;
KULTURA MIZERABEL E GJUAJTJES ME LEKE TE NUSES E DHENDRIT,
MADJE DUKE UA NGJITUR ME PESHTYME NE BALL, VIJUAR ME HEDHJEN E LEKUT NE AJER NE KERCIM E SIPER PER TE DESHMUAR STATUSIN E PARASHUMIT NE MES TE SHOQERISE E KRUSHQISE,

SHOQERUAR NGA NJE MUZIKE E TMERRSHME!
Nuk di kush e futi kete “tradite” mes dasmave shqiptare, por ka me shume se 10 dite qe dikush mi poston keto pamje.
Dhe nje gje mendoj;

Sa pak respekt ka per njeri tjetrin ne kete vend, mundesine e panundesine e tij,
qofte ky dhendri apo ajo nusja!
Por edhe sa pak respekt ka per
TE ARDHURAT, parane ne kete vend!!
Nuk di c’jane keta qe gjuajne me para apo “bejne spektakel” me para neper keto dasma;
Por nje gje e di fare mire:
Nuk kane respekt per mundin, djersen dhe parane e ardhur prej tyre!

Zjarr Tv Ad