Erion Braçe nxjerr magazinat me grurë dhe thumbon: Kur ke mend më shumë se një Ministri e tërë! Do shpërndahet për familjet e varfra

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë pasditen e kësaj të premteje pamjet e një magazine plot me grurë në Këmishtaj të Lushnjës dhe thumbon Ministrinë e Bujqësisë. Ai thotë se gruri është prodhuar masivisht, por është pronë e Kryqit të Kuq.

“Tokat djerre ne Kemishtaj u moren me qira nga fshataret, u mbollen e u sherbyen, prodhimi u ndoq nga agronomet vendas e nje mik i mire e i vjeter-Ndre LEGISI, financimi i gjithi i KRYQIT TE KUQ; Gruri behet MIELL e u shperndahet familjeve te varfra, ne nevoje per te zbutur varferine”, shkruan Braçe ndër të tjera.

Shënimi i plotë i deputetit socialist:

Gruri, kur ke mend me shume se nje Ministri e tere! Ja, magazinat plot! Gruri u prodhua masivisht ne tokat e Kemishtajt! Nderkohe, gruri i prodhuar eshte prone e ekonomise ndihmese te Kryqit te Kuq Shqiptar!

Idea e Projekti ishin te Gjergj LEGISIT; Tokat djerre ne Kemishtaj u moren me qira nga fshataret, u mbollen e u sherbyen, prodhimi u ndoq nga agronomet vendas e nje mik i mire e i vjeter-Ndre LEGISI, financimi i gjithi i KRYQIT TE KUQ;

Gruri behet MIELL e u shperndahet familjeve te varfra, ne nevoje per te zbutur varferine! Tamam ne kohe, ne dy vitet me te veshtira!

Zjarr Tv Ad