Erion Braçe reagon për shefin e Divjakës: Edhe unë kërkoj të kapin hajdutët këta!!!

0
191
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Erion Braçe, reagon pas transmetimit në media sot të rastit të shefit të Komisariatit të Divjakës, i cili “ngacmonte” një kandidate për police burgu dhe i kërkonte asaj që t’i prezantonte “ndonjë shoqe”.

Duke qenë se më herët gjatë ditës së sotme Braçe ka denoncuar vjedhjen e telave të energjisë elektrike në Divjakë, deputeti i PS shkruan i irrituar për ngjarjen që është zbuluar në stacionin e Policisë në atë zonë.

“Ne Divjake kjo?! Dhe une kerkoj te kapin hajdutet e telave te energjise!! Shefi qenka i zene shume! Turp e neveri”, shkruan socialisti Erion Braçe.

Kujtojmë se, mbrëmjen e sotme rreth një orë pas denoncimit të rastit të shefit të krimeve Lorenc Braho në emisionin “Stop”, drejtori i Policisë Gledis Nano firmosi urdhrin për pezullimin nga detyra. Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve ka nisur një hetim.

Zjarr Tv Ad