Erion Braçe: Takso të pasurit, kompania më e madhe private në vend deklaron fitim 1.1 % të xhiros

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, edhe një herë ka theksuar se kompanitë e mëdha po fshehin fitimet. Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, shpërndan një lajm ku thuhet se për vitin 2022 strategjia e BE, është që të taksojë të pasurit dhe të ndihmojë biznesin e vogël.

Braçe është ndalur me shifra konkrete, se sa kanë paguar realisht kompanitë e mëdha në shtetit. Sipas tij, një kompani private në vend deklaron fitim 1.1% të xhiros, me 0.2% të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershorë. Teksa publikon edhe shifra të tjerë konkretë, ai bën edhe një herë thirrje që të taksohen të pasurit dhe të ndihmohet biznesi i vogël.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

TAKSO TE PASURIT, NUK QENKA THJESHT “E MAJTE”!, AS SI REMINISHENCE, AS SI POPULIZEM!,TAKSO TE PASURIT,NUK QENKA THJESHT AMERIKANE,QENKA DHE EVROPIANE! PO NE KU JEMI? Gjysmen, lehtesimin e BIZNESIT TE VOGEL e kemi bere. Por te shohësh xhiron, fitimin, tatimin mbi fitimin e 100 VIP-ave të ekonomisë sonë, kupton se kemi shume shume pune per te bere. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiroja, fshehur pas nje emri ne anglisht, deklaron fitim 1.1 % të xhiros, 0.2 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri në qershor. Kompania më e madhe në shpërndarjen dhe tregtinë e mallrave, ushqimeve e pijeve deklaron fitim 3.6 % të xhiros, 0.5 % të xhiros tatim fitimi të paguar deri ne qershor.

Kompania që zotëron rrjetin më të madh të supermarketeve në vend, deklaron fitim 2.8 % të xhiros, tatim fitimi i paguar deri në qershor është i papërfillëshëm. Kompanitë më të mëdha të ndërtimit të rrugëve dhe të transportit rrugor e detar, deklarojnë fitim 5.3% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj – njëra, dhe fitim 2.6 % të xhiros, tatim fitimi 0.6% të saj-tjetra. Kompanitë më të mëdha të shërbimeve spitalore private dhe farmaceutike, që janë mbytur në para gjatë 2020, deklarojnë fitim 5.4% të xhiros, tatim fitimi 0.4 %  të saj – njëra, dhe fitim 4.6% të xhiros, tatim fitimi 0.6 % të saj-tjetra. Kompania më e madhe e furnizimit me inputet bujqësore, fara, fidanë, plehra kimike etj, deklaron fitim 8.5% të xhiros, tatim fitimi 1.2 % të saj.

Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, deklaron fitim 7.1 % të xhiros, por tatim fitimin prej vitesh e ka ZERO, prej përjashtimeve që ja kanë mundësuar këtë, trasheguar prej 2005, rikonfirmuar ne 2011-ten. TAKSO TË PASURIT, nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të këtij vendi, nga Samir Mane tek Fiqiri Ismaili. Por është një ekuilibër i ri në sistemin fiskal që vendos drejtësi duke mbledhur të ardhurat e çdo punëtori, çdo sipërmarrësi- fitime nga kapitali, dividentët, aksionet, qiratë, depozitat etj. dhe tatuar në shkallë progresive të arsyeshme, që mbron fort punëtorët dhe shtresën e mesme; rrëzuar sistemin e përjashtimeve, favoreve që ju kanë mundësuar të pasurve të paguajnë kaq pak tatime.

 

Zjarr Tv Ad