Erion Isai baba për herë të dytë i një vajze/ Ja emri i veçantë i saj…

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Isai është bërë baba për herë të dytë i një vajze!

Aktori i njohur e dha lajmin personalisht në Instagram, aty ku ndau një foto të adhurueshme të vogëlushes së sapoardhur në jetë.

Në foto shohim vetëm dorën e vajzës, për të cilën prindërit kanë zgjedhur një emër mjaft të bukur shqip: E’dua!

“U bëmë 4. Faleminderit Zot. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë. Nga sot, shërbëtor i tre princeshave”, shkruan Erioni krahas fotos ku duket dora e vogëlushes.

Erioni dhe bashkëshortja Ajlin e ndanë lajmin për shtatzëninë e dytë në korrik të këtij viti. Ishte aktori ai i cili zbuloi gjatë emisionit “E diela shqiptare” se bashkëshortja e tij ishte në pritje të një fëmijë dhe më pas tregoi edhe gjininë e foshnjës së tij.

Prej disa kohësh tashmë Isai nuk është më pjesë e skenës dhe ekranit, pasi u zgjodh kryetar Bashkie në Ersekë, ku dhe është shpërngulur së bashku me familjen e tij.

Ai tregoi pak kohë më parë se e sheh të gjithë këtë si një mundësi të mirë për të kontribuar për Kolonjën, vendin ku lindi dhe kaloi 15 vite të jetës.

Kujtojmë se në vitin 2016 Erioni u bë baba për herë të parë. Vajza e madhe e çiftit, e cila gjithashtu ka një emër shqiptar, Ajër, festoi në gusht 4-vjetorin e lindjes.

Baba për herë të dytë, Erion Isai ndan lajmin e bukur në këto ditë të  vështira izolimi (VIDEO) – Dosja AL

Zjarr Tv Ad