Kryeministri Edi Rama njihet për debatet e tij me komentuesit në Facebook. Kjo gjë është pranuar dhe nga vet ai, i cili ka thënë se ka një orar të dedikuar që merret vetëm me komentuesit.
Por stili i tij duket se është kopjuar dhe një prej kandidatëve të PS. Bëhet fjalë për Erion Isain, aktorin e njohur të Portokalli.
Përveç stilit të komunikimit me qytetarët, Isai duke se ka kopjuar dhe stilin e të shkruarit, pasi shkruan me një gjuhë të përafërt me atë të shefit të tij politikë.
Më poshtë disa nga replikat që ka shkëmbyer kandidati për Bashkinë Kolonjë me qytetarët:
Komenti 1: Partia Socialiste Kolonje dhe ty te martofet rama tetem se vetem ajo ka ngelur o srvila dhe komonista legena te q*fsha rropet atij erjonit dhe servilit
Erion Isai: Megjithese ne koment ke fyerje dhe sharje nuk do te ta fshi komentin. Vetem per kete shqipen tende, si ndertim pa leje. Aman mos na duaj vetem meso te flasesh dhe te shkruash, se na trondite Petro Luarasin! Te lutem
Komenti 2: Ik mer barbon se nuk behen shtepite me barsaleta dhe lëmoshë po shpallni gjendjen e jashtzakonshme dhe njerezit te marrin çdo gje sipas ligjit.
Erion Isai: Mos fyej, tru barbun. Mos ja kesh merakun se do i kene shtepite me te mira se sa i kane.