Erion Kristo: Pa familjen s’ka shtet. Një i ikur sot është i barabartë me 5 të ikur nesër!

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të familja përplasen të gjitha dallgët e mundshme që prodhon shoqëria.

Një nga dallgët e fundit ishte dallga e helikës së skafit të një funksionari të lartë të policisë i cili në vend që të jetë aty për zbatimin e ligjit, është aty për të shkaktuar tragjedi.

Aq sa, vetë kryeministri i vendit e kupton që ka përgjegjësi direkte Policia e Shtetit. Por problemi i këtyre përgjegjësisë ne nuk po na del asnjëherë. Por, rritja e çmimeve solli një të mirë që u zgjidh dilema e kosit.

Kosi hahet apo pihet. Kosi tani nuk blihet. U zgjidh si çështje. Kur thuhej dikur, ‘ha një përshesh me kos’, tani kam përshtypjen se s’do ta themi për një pjesë të mirë të popullsisë.

Kam qenë ndër të parët që kam folur për familjen. Pa familjen s’ka shtet. Familja humbi funksionet. Kjo ikja e tmerrshme është si punë hemorragjie. Një njeri që ikën sot, është i barabartë me 5 të ikur nesër.

Në 10 mijë kanë lindur 10 mijë fëmijë shqiptarë, janë ata që ne na mungojnë te abetaret. Familja është mbartësja e jetës. Ku e mëson fëmija edukatën e punës? Në familje. Ku e mëson kulturën? Në familje.

Zjarr Tv Ad