Erion Veliaj: Albana Vokshi ka më shumë vendime për shpifje, se sa mandate si deputete…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim  në njësinë 11, ku tha se; partitë opozitare e kanë prerë në besë popullin, pasi kanë lënë parlamentin, bashkinë, këshillat bashkiakë.

Më tej, Veliaj ka treguar një bisedë me Gent Arapin, kryetarin e LSI-së në Laprakë. “Gent Arapi më tha: Kam qenë kryetar i LSI-së në Laprakë, por jam zhgënjyer, se i lamë njerëzit në mes të rrugës, i premë në besë. Kishim një koalicion bashkëpunimi që të ecte vendi përpara, dhe çfarë bëmë? Me një fishkëllimë partia tha lëreni misionin në mes, lëreni parlamentin, lëreni bashkinë, lërini njësitë administrative, lërini këshillat bashkiakë. Pyetja është: për çfarë do votosh, për PD dhe LSI, apo PDIU, që ta lënë punën përgjysmë? Kush ikën nga vendi i rojes është dezertor. Nuk kemi punë me këta tradhtarë të besimit publik”

Gjithashtu, Veliaj përmendi edhe ish-deputeten e PD-së, Albana Vokshi, për të cilën tha se ka më shumë vendime për shpifje, se sa mandate si deputete.

“Ju kanë sjellë Albana Vokshin këtu, që ka humbur në çdo territor ku ka qenë. Mbaj mend debatet kur isha Ministër i Çështjeve Sociale. Nuk e kishin dhënë ndihmën ekonomike dhe as pagesat e aftësisë së kufizuar për 6 muaj. Tani, ajo drejton politikat sociale të falimentuara, dhe vjen kandidate në Laprakë. Ka më shumë vendime për shpifje se sa mandate si deputete. Ka gënjyer për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe është dënuar në mënyrë sistematike nga gjykata si shpifëse me profesion”, është shprehur Erion Veliaj.

Zjarr Tv Ad