Erion Veliaj: “Ditën e diel, prej orës 08:00 deri më 16:00, ju lutem le të ecim në këmbë ose të përdorim biçikletat!”

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.

“Këtë fundjavë vjen Maratona e Tiranës, eventi më i bukur sportiv i vitit! Disa nga rrugët e qytetit do të jenë të kufizuara, për t’i ofruar hapësirë garuesve. Ndaj, ditën e diel, prej orës 08:00 deri më 16:00, ju lutem le të ecim në këmbë ose të përdorim biçikletat!”- shkruan Erion Veliaj.

Zjarr Tv Ad