Erion Veliaj fjalë e rrenë e ka. Neveri e gjallë mediatike/ Manjani: Askush nuk e do, prandaj mos e votoni

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Nuk kam dëgjuar njeri deri më sot të thotë një fjalë të mirë për Erion Velinë.

Asnjë, po asnjë, asnjë.

Demokratë jo e jo, por as socialistët nuk e thonë një fjalë të mirë. As asnjanësit.

As ata të Sorosit nuk e thonë fjalën e mirë. Madje as MJAFTI dhe ish G99 nuk flet mirë për të. Bashkia jo e jo…

Ok, le të jemi fair në argument, qartësisht sasia e njerëzve që nuk e duan Erion Velinë është shumicë mbi shumicat.

Vetëm helm e neveri ka për atë njeri. Konsensus absolut ka që ai është një mashtrues.

Fjalë e rrenë e ka. Neveri e gjallë mediatike.

Për karakter e identitet politik as bëhet fjalë. Di njeri fjala vjen cila është ideja e tij politike?!

E megjithatë, prap e votojnë!

Bindja ime është se votojnë PS dhe Edi Ramën jo Erionin. Por sidoqoftë, vota zyrtarisht i mbetet atij.

Këtu nuk ka më faj mashtruesi. Ai përfaqëson denjësisht dashnorët e mashtrimit që e votojnë.

Mashtrimi është dashuria kolektive që është ulur këmbëkryq në Shqipërinë elektorale.

Mjer ai që nuk mashtron!

Zjarr Tv Ad