Erion Veliaj josh banorët në kohë fushate/ Nis shtrimi copa-copa i rrugicave të Tiranës…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kam takuar shumë njerëz që më thonë ‘o kryetar e keni marrë shumë seriozisht, shikoni çfarë thonë sondazhet’. Ne socialistët si punën më të vogël, si punën më të madhe, si gjënë më të thjeshtë, si gjënë më të komplikuar e marrim seriozisht, sepse marrin Tiranën seriozisht, marrim Shqipërinë seriozisht. Ai që është serioz në gjëra të vogla, është dhe në gjëra të mëdha.”

Ky fjalim i Veliajt, ishte vetëm deklaratë fushate për zgjedhjet lokale, teksa kërkonte një mandat tjetër pa rival në garë.

Dëshmi e kësaj propagande dhe premtimit elektoral, është rruga “Muhamed Deliu” e cila është në gjendje të degraduar prej vitesh.

Edhe pse banorët në zonën e Freskut, pavarësisht se Ora News e ka ngritur disa herë si shqetësim, bashkia nuk ka ndërhyrë.  Aksi kryesor është gjithë gropa.

Drejtuesit e mjeteve e kanë tepër të vështirë qarkullimin, pasi disa herë u janë dëmtuar edhe makinat.

Ndërsa na ndajnë pak kohë nga zgjedhjet parlamentare, Bashkia e Tiranës, ka vendosur që të hedhë asfalt në një rrugicë në zonën e Freskut, por siç shihet është vetëm elektoral edhe ky lustrim.

Banorët e kësaj lagjeje, thonë se kjo skemë është e përhershme në prag votimesh.

“Para zgjedhjeve bëhet ndonjë punë e mirë, shtrohen këto rrugica. Për fushatë është kjo punë, i ka komunizmi këto propaganda.”

Kërkojnë nga bashkia që të shtrojnë dhe aksin kryesor dhe rrugicat e tjera.

 

Zjarr Tv Ad