Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS Mimi Kodheli, ishin të pranishëm në një familje në Farkë, së cilës i është rindërtuar shtëpia pas tërmetit. Veliaj u shpreh s’e procesi i rindërtimit, po shkon me ritme të mira dhe shqiptarët e kanë parë se cilën rrugë duhet të zgjedhin pas 25 prillit. Ai u shpreh se ata që janë duke premtuar s’e do të qeverisin ndryshe, janë provuar dikur dhe kanë dështuar. Duke iu referuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryebashkiaku tha se Basha është provuar në shumë poste, por sipas tij Basha vetëm dështoi.
“Jam shumë i kënaqur se si ka ecur puna këtu në Farkë dhe në të gjithë Tiranën. Tani që kanë filluar edhe pallatet tek “5 Maji”, në Kombinat, shkolla “Sami Frashëri” dhe plot 40 kantiere të tjera shkollash, besoj se jemi shumë të qartë për datën 25 Prill dhe do vijojmë punën. Ata që sot premtojnë të qeverisin ndryshe janë provuar dhe kanë dështuar, ndaj nuk kemi pse të eksperimentojmë. Ai thotë “më provoni”! E provuam në Bashkinë e Tiranës, doli fiasko. E provuam në Ministrinë e Jashtme, i fali detin Greqisë. E provuam në Ministrinë e Brendshme, vrau katër veta në Bulevard. E provuam te rruga Durrës-Kukës, ikën 300 milionë euro dhe nuk shkoi as në gjykatë tre vjet”, tha ai.
Ndërsa për LSI-në, Veliaj tha se as nuk mund të quhet alternativë qeverisëse. Ai e quajti LSI-në, një parti qyli që shton vila dhe nuk do t’ia dijë për asgjë tjetër. Kryebashkiaku u shpreh s’e kjo parti, vetëm do të zaptojë pa bërë asnjë punë. Sipas tij në qeveri duhen njerëz të thjeshtë si Kodheli, jo ata me makina të shtrenjta nëpër podiume prej mijra eurosh.
“Ajo pala tjetër, e patë se si ziheshin për zyrat. Milionerët zihen të marrin zyrat e Bashkisë! Janë keq ata për 300 mijë lekë zyra në Tiranë?! Normale, se qyli është shumë i ëmbël. Zaptimi është shumë i ëmbël. Kur s’ke punuar për diçka, qyli të shijon shumë. Këta janë parti e qylit. ‘Tit vettingu’, ‘Vojo Spaku’, apo ‘Rimi OFL-së’ janë alternativë?! Kush ka bërë 99 shtëpi, bën edhe 100. Kush ka shtuar vetëm vilat e veta, nuk e bën dot. Një njëri që e komandojnë të tjerët nuk e bën dot këtë punë. Ne na duhet një si Mimi me atlete, jo një që i hipën “Range Rover”-it, podium 100 mijë euro dhe iu thotë njerëzve “më adhuroni mua se, jam me makinë të shtrenjtë”, shprehet Veliaj.