Erion Veliaj: Partia Socialiste ka përmirësuar jetën e shqiptarëve/ Të jesh në LSI duhet të kesh dosje në SPAK…

0
308
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka zhvilluar sot një takim me banorët e Njësisë 4 në Tiranë, teksa u ka thënë qytetarëve se; “Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin”.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, PD-LSI, janë një grup humbësish, që tani kanë probleme me SPAK-un.

“Fyerja më e madhe është kur sjellin gjithë humbësit në Tiranë. LSI-ja ka sjellë këtu këdo që skualifikon “Vettingu”, të gjithë çfarë kanë dosje në SPAK. Është bërë kriter: që të jesh kandidat i LSI-së, sa më e madhe dosja e abuzimeve në SPAK, aq më të madh duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Kriter për të qenë kandidat i LSI-së është SPAK-u”, tha Veliaj.

Gjithashtu, Kryebashkiaku shtoi ndër të tjera se; si në çdo njësi edhe te Njësia 4, kanë qenë të shumtë ata që janë larguar nga radhët e LSI-së, pasi kuptuan se ajo ishte një parti private, që po ndante të majtën “për t’ia vënë në prehër Saliut”.

 “Më vjen shumë mirë kur dëgjoj se po afrohen gjithmonë e më shumë edhe ata që përkohësisht u larguan te LSI-ja, me shpresën se ishte një alternativë e majtë. Por, e kuptuan se ishte një parti private që do ta shqyejë të majtën, t’ia vërë në prehër Saliut. Edhe ata që po ikin nga PD-ja, më vjen mirë që janë bashkuar me ne, se e kuptuan që ata që ulërisnin “liri demokraci” në fakt ishin ish-komunistët, ish-sigurimsat. Saliu me shokë, sekretari i fundit i partisë”, është shprehur Erion Veliaj.

 

Zjarr Tv Ad