Erion Veliaj: PS është e duhura që i dha mundësinë një njeriu që shiste fiq, të bëhej Kryetar Bashkie…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me të rinjtë e Kavajës, teksa ka folur për forcën që ai përfaqëson, u ka listuar atyre edhe një sërë arsyesh pse sipas tij, duhet votuar një mandat i tretë.

Duke përmendur liderin e demokratëve Lulzim Bashën, për të cilin tha se nuk është në gjendje të marrë as votat e familjes së tij, Veliaj u shpreh ndër të tjera se PS, është forca që u jep mundësinë të rinjve, siç i dha atij mundësinë të bëhej Kryetar Bashkie.

“Edi Rama është ai që është edhe në televizor edhe në jetën private edhe në shtëpim edhe në parti. Ndërkohë që kemi në anën tjetër dikë që nuk vendos vetë, dikë që i thotë Ilir Meta “skape” dhe shko tek zyra e FRD dhe vjen pas 2 orësh, dikë që i thotë Saliu “skape” dhe reago për atë që ndodhi në Rinas dhe ai i ziu reagon pas 2 ditësh. Një njeri që del nga shtëpia vetëm me votën e vet, s’e voton as familja vet. Një njeri që i honë këshilltarët mos dil me Saliun se të prish punë, mos dil me Monikën se të prish punë”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa foli për Partinë Socialiste, gjithashtu Veliaj tha: “Nëse kjo forcë i jep mundësinë një çuni që është rrit jetim e ka shit fiq, të bëhet kryetar bashkie, kjo forcë i jep mundësinë çdo çuni e goce në Kavajë të bëhet ç’të dojë, nëse ka talent, nëse djersitet, nëse punon, nëse kontribuon e nëse do që të jetë i dobishëm për njerëzit”, kështu u shpreh Veliaj.

 

Zjarr Tv Ad