Erion Veliaj publikon vendimin: “Sarajet e Toptanëve” i kalojnë Bashkisë Tiranë, pronarët do marrin 2.5 milionë dollarë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar paraditen e sotme vendimin e Këshillit të Ministrave, për kalimin e “Sarajeve të Toptanëve” në pronësi të Bashkisë. Godina do të restaurohet dhe do të përdoret si muze i qytetit që do evokojë traditën dhe historinë diplomatike të tyre.

Referuar dokumenteve që shpërndan Veliaj, thuhet se Bashkia Tiranë do t’i paguajë 2.5 milionë dollarë pronarëve për ndërtesën monument kulture. Dje, Policia Bashkiake rrethoi godinën pasi tashmë ajo është në pronësi të saj, ndërkohë që pronarët kundërshtojnë.

Zjarr Tv Ad