Prishja e takimit gjatë ditës së djeshme, që i bënë të rinjtë e Lëvizjes për Universitetin, duket se i ka dhembur shumë kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, aq sa ka zgjedhur që të akuzoj në rrjetet sociale pedagogun Arlind Qorri, i cili është dhe një nga iniciatorët e kësaj lëvizjeje.
Përmes disa fotove që ka postuar në Twitter, Veliaj duke tentuar që të akuzoj organizatën politike, thotë se punonjësit e bashkisë kanë dalë në punë edhe në një ditë zyrtare pushimi, duke pranuar në këtë mënyrë edhe faktin se vetë ai si drejtues i institucionit shkel Kodin e Punës.
Punonjësit e nxjerrë prej Veliajt kanë fshirë disa parrulla që ishin shkruar në muret e Qytetit Studenti, kryesisht kundër tij, duke pranuar në këtë mënyrë haptazi që kryebashkiaku i përdor punonjësit për qëllime personale.
”Po punonjesit e pastrimit te Bashkise si e kaluan Diten e Rinise, qe per te gjithe qe pushim? Vetem ne Tirane gjen pseudo-marksiste te cilat nxjerrin klasen punetore te fshije grafitet nga Qyteti Studenti ne dite pushimi. (Marksi po rrotullohet ne varr)“, shkruante Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale. Ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e Arlind Qorrit.
REAGIMI I ORGANIZATËS POLITIKE:
ERION VELIAJ ËSHTË PËRGJEGJËS PËR Elmin*imin E 17-VJEÇARIT ARDIT GJOKLAJ. Erion Veliaj mund të fshijë parrullat që bëjnë thirrje për drejtësi shoqërore në muret e qytetit. Mund të vazhdojë edhe propagandën e tij të dalë boje nëpër mediat kombëtare, pronarëve të të cilave iu bën qoka me leje ndërtimi apo favore të tjera në kurriz të qytetarëve.
Ajo që nuk mundi të bënte kurrësesi Erion Veliaj, është shmangia nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për elemin*imin e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfill-in e Sharrës.
Ne, aktivistët e Organizatës Politike, kemi protestuar dhe kemi bërë aksione politike të vazhdueshme për ta risjellë në vëmendje këtë krim ku është i përfshirë sharlatani në krye të bashkisë. Dhe nuk do të reshtim derisa të bëhet DREJTËSI PËR ARDIT GJOKLAJN!\Fax Web