Erisa Xhixho: Qeveria ‘qeras’ me 7 mld lekë klientët, asnjë ndihmë për qytetarët

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho denoncon Aktin Normativ të qeverisë që u vjen në ndihmë kompanive që fitojnë tenderat, ndërsa nga ana tjetër qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit, përballë rritjes së çmimeve.

“Ata kompensohen nga 5 deri në 30% të vlerës që zënë materialet e ndërtimit. Fondi që gjenerohet nga buxheti i shtetit kap vlerën 7 miliardë lekëve”, shkruan Erisa Xhixho në një reagim në rrjetet sociale.

Reagimi

Në fillim të muajit mars, që në ditët e para të krizës së çmimeve, LSI propozoi heqjen e dy taksave: taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.

Propozimi që do t’u lehtësonte qytetarëve shqiptarë barrën e çmimeve të rritura vrullshëm, por mazhoranca nuk e fut as në proçes parlmentar e diskutim, aq frikë e ka ballafaqimin me opinionin publik dhe debatin e vërtetë.

Vetëm dy javë më vonë, me anë të një akti normativ, mes të tjerash, qeveria Rama shkurtoi me 13 milionë euro fondet për arsimin. Një prej sektorëve më jetikë për të ardhmen e vendit iu reduktuan fondet me justifikimin se buxheti duhet të përballojë krizën e çmimeve.

Në gjysmën e parë të prillit, çmimet e rritura i dhanë efektet e para në arkën e shtetit. Të ardhurat totale për 3-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 139 miliardë lekë. Një rritje me 30 miliardë lekë, ose 27.4% më shumë krahasuar me vitin 2021.

Në maj, qeverisë i duhet një akt i ri normativ. Kësaj radhe jo për të shkurtuar, por për të kompensuar. Përfituesit nuk janë as kësaj radhe qytetarët e dërrmuar financiarisht nga kriza e çmimeve. Ata që përfitojnë direkt nga paratë e taksapaguesve janë një grush klientësh të qeverisë, përfitues të tenderave fiktivë ose pa garë fare.

Ata kompensohen nga 5 deri në 30% të vlerës që zënë materialet e ndërtimit. Fondi që gjenerohet nga buxheti i shtetit kap vlerën 7 miliardë lekëve.

Kaq mjafton për të kuptuar fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.

Kaq mjafton për t’i bindur shqiptarët si menaxhohen paratë e tyre.

Kaq mjafton për t’u kujtuar edhe njëherë qytetarëve shqiptarë se edhe në këtë krizë, si në të tjerat para saj, janë të vetëm dhe se qeveria Rama nuk ka ata prioritet por klientët pranë saj.

Zjarr Tv Ad