Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar rrëzimin në Kuvend të kandidatëve nga radhët e pedagogëve Për KLGJ dhe KLP, pasi nuk morën numrin e domosdoshëm të votave .
Rasti në fjalë tregon se ata nuk janë të vërtetë e parimorë në përpjekjet për t’i shërbyer suksesit të reformës në drejtësi.
Kandidaturat për KLGJ e KLP dje paraqisnin figura me integritet moral dhe profesional, të cilët meritonin të gjithë mbështetjen, pasi përfshirja e tyre në qeverisjen e re të gjyqësorit do të kontribuonte në përmirësimin e sistemit dhe në suksesin e reformës.
Do të jem gjithmonë PRO pedagogëve dhe qytetarëve me vlera njerëzore e profesionale, që mund të kontribuojnë për një drejtësi të pavarur, profesionale dhe të shpejtë, e cila u shërben qytetarëve, duke u dhënë mundësinë të jenë të barabartë përpara ligjit.
Besoj fort që sistemi funksionon mbi bazën e profesionalizmit nëse njerëzit që e përbëjnë atë përfaqësojnë vlerat më të mira profesionale dhe njerëzore” , ka shkruar nënkryetarja e LSI-së.