Erjon Braçe i zhgënjyer me PS: Kemi politikanë pa dinjitet që po shesin…….

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS Erjon Braçe përmes një statusi në facebook, shpreh shqetësimin e tij të këtyre ditëve, të nxitur nga protestat e banorëve divjakas për vendosjen e traut në parkun e Divjakës dhe Karavastasë.

I irrituar me njerëzit e Partisë së tij, ai shkruan se “Një politikan që shet e blen, tradhton nga dera e shtëpisë në derë të partisë-një derë më e madhe se një shtëpi kjo, NUK JAM UNE, NUK ESHTE MODELI IM;

modeli i një njeriu pa nder e dinjitet, respekt, pa rrënjë, NUK JAM UNE, NUK MUND TE JETE MODELI IM! Ky model ka përmbytur politikën duke e zhbërë nga një SHERBIM PUBLIK, larg njerëzve e pa asnjë lidhje me ta!”

Postimi i plotë i Erjon Braçes

RRENJET!

POLICAN| QERSHOR 1997,

25 VITE ME PARE, NE ZEMER TE ZONES
SE PARE ELEKTORALE!

Djali ne krahet e FATOS NANOS eshte Arbri, ARBER DAJA-djali i nje super socialisti nga Policani;

Djali ne krahun tim eshte po Arbri, rritur e bere nje djale edhe me i mire!
10 ditet e fundit kane qene shume te veshtira, mbushur me mllef, urrejtje, poshtersi, ligesi, tradheti, shpifje, genjeshtra, llum, gjak.

Por te mjaftueshme per te ndalur nje moment, pare se ku je, KU JAM ne fakt, mes kaosit krijuar nga gjithe sa me siper, informuar, kuptuar, menduar, analizuar;
ARBRI erdhi si nje shenje te merkuren,

shenje per te gjithen, kaluar deri tani, edhe per te ardhmen;

NJE GJE DUA TA THEM SOT:

SA MIRE KUSH KA RRENJE,

SA MIRE QE KAM RRENJE!

E dini ckane thene gjate kesaj jave?

ERION BRACE KUNDER POPULLIT TE DIVJAKES-njehere, ERION BRACE ME BERISHEN-ne vijim; dy anet, ekstremet e shemtuara te nje TE PAVERTETE!

E bene edhe ne Mars, pak kilometra me tutje, ne Lushnje, ne zgjedhjet e pjesshme vendore: NA KA SHIT ERION BRACE; u zhyten ne llum te premte e te shtunen para zgjedhjeve, lane nam te dielen dhe erdhen me perqafuan te henen- kur pjesmarrja ne zonen time te punes ishe 40%-10 pike perqindje mbi mesataren e Lushnjes, votat per PS arriten ne 67%-9 pike perqindje mbi mesataren e Lushnjes dhe mbi te gjitha TE PASTRA, TE PASTRA!

Nje politikan qe shet e blen, tradheton nga dera e shtepise ne dere te partise-nje dere me e madhe se nje shtepi kjo, NUK JAM UNE, NUK ESHTE MODELI IM;
modeli i nje njeriu pa nder e dinjitet, respekt, pa rrenje, NUK JAM UNE,
NUK MUND TE JETE MODELI IM!

Ky model ka permbytur politiken duke e zhbere nga nje SHERBIM PUBLIK, larg njerezve e pa asnje lidhje me ta!

Kur nisi, ne POLICAN, tek rrenjet,

NUK NISI KESHTU, te pakten per mua!

NUK DO TE JETE KESHTU, gjithnje per mua.

Faleminderit Arber!

Zjarr Tv Ad