Erjon Braçe “SMS” Olsi Ramës pas shitjes së emrit të Superiores: Drejtori duhet te kuptojë se…

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministri Erjon Braçe e konsideron afer korruptive dhe konflikt te pastër interesi shitjen e emrit të Superiores!

Për shitjen e emrit te Superiores foli në Panorama Sport edhe drejtori i Partizanit, që e konsideroi të vogël shumën, por gjithsesi një gjysmë hapi para!

Duke iu referuar deklaratës së drejtorit Olsi Ramës, zv.kryeministri thotë se klubi i Partizanit nuk mund të pranojë afera të tilla.

Ja deklarata e plotë e Braçes:

DREJTORI duhet te kuptoj se; PREJ KORRUPSIONIT DHE KONFLKITIT TE INTERESIT, NUK KA PARA PER FUTBOLLIN!; Pika e ujit zakonisht eshte e paster, jo e piste Dhe se Kur pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si “hap perpara”, duhet te heshtesh per padrejtesite qe bien ne kurrizin tend, Kaq!

ÇFARE DEKLAROI OLSI RAMA

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka folur të premten për “Panorama Sport” pas shitjes së emrit të Kategorisë Superiore. Emri i elitës së futbollit shqiptar u shit për 540 milionë lekë, që do t’u shpërndahen klubeve në mënyrë progresive gjatë tri viteve të ardhshme.

Pas një llogarie të thjeshtë, 10 klubet e Superiores do të përfitojnë fillimisht rreth 10 milionë lekë, për të vazhduar më pas me një rritje progresive jo shumë të madhe. Të njëjtin mendim, ndan dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, duke i quajtur këtë përfitime si një pikë ujë.

Rama, emri i Superiores u shit dhe klubet do të përfitojnë para. Ju si klub, keni pasur dijeni për kontratat dhe si u vendos në fund? Ne si klub kemi qenë në kontakt për procedurat e ndjekura dhe u lajmëruam për rezultatin e ankandit. Presidenti dha pëlqimin e tij përfundimtar.

Mendoni se shitja e emrit të Superiores duhet të ishte bërë më herët dhe a janë të mjaftueshme përfitimet financiare për një klub si Partizani? Mirë që u bë tani, detyra e ligës është që t’ia rrisë vlerën emrit të Superiores. Sigurisht që, çdo person dhe çdo klub shpreson dhe uron që shuma të jetë më e madhe në të ardhmen. Për momentin, është një pikë ujë, por gjithsesi është një gjysmë hapi përpara.

Zjarr Tv Ad