Deputetja e PS Ermonela Felaj ka nisur të bëj zhurmuesen në mbledhjen e komisionit hetimor të inceneratorëve, ku po dëshmon sekretari i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi.
Teksa Tabaku ka nisur ti bëjë pyetje Agaçit, Felaj ka ndërhyrë dhe ka thënë se ministrat nuk kanë dhënë vendime për inceneratorët, por vetëm udhëzime. Deputetja e PS gjithashtu akuzoi përfaqësuesit e opozitës se po luajnë blofin, ndërsa i kërkoi Tabakut që nëse disponon dokumenta ti vendosë në dispozicion.
Debati i plotë:
Ermonela Felaj: Ju folët për një vendim të ministrave, nën dijeninë time ministrat japin vetëm urdhra dhe udhëzimë, jo vendime, ju e keni, ne nuk e kemi, ju lutem vendosjani në dispozicion që të japë përgjigje. Duam të kuptojmë cili dokument zyrtar i referoheni. Nuk e kemi këtë dokumentacion, rrethi i dokumentacionit të mbledhur në mënyrë formale apo jo, duhet të ishte vënë në dispozicion. Këtë po them….
Janë bërë pohime nga më të ndryshmet, ka ndonjë sekret për atë që keni përpara apo bëni bllofe? Vendoseni në dispozicion
Jorida Tabaku: Sa të mbaroj pyetjen
Ermonela Felaj:Po ju e mbaruat
Jorida Tabaku: Kemi dhe zonjën Denaj këtu
Ermonela Felaj: Zonja Denaj është anëtare
Jorida Tabaku: Ky është problemi sepse disa anëtarë kanë informacione që ne nuk i kemi
Ermonela Felaj: Ky është problemi sepse ju nuk i fitoni dot zgjedhjet
Jorida Tabaku: Nëse doni ta bëjmë politik debatin e bëjmë, zoti Agaçi nuk është person politik. A keni dijeni për nisjen e një inspektimi financar?