Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, është duke prezantuar disa nga kandidatët e PS-së që garojnë për deputetë, në zgjedhjet e 25 Prilli. Kandidatja për deputete në radhët e PS-së Ermonela Felaj, ka zbuluar se menjëherë pas fushatës, do të nisë nga puna për të pasur fëmijën e saj të dytë.
Gjatë prezantimit që drejtohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Felaj tha se ajo është në borxh ndaj vajzës së saj të vetme dhe për këtë po mendon që të ketë një shtatzëni të dytë.
Felaj: S’e kam shumë të madhe familjen Erjon, kam vetëm një vajzë, Herën, e cila kërkon që të ketë një motër ose një vëlla, dhe i jam në borxh. Nuk është një gjë që kam hequr dorë, shpresoj që fushata të shkojë mbarë, PS të marrë mandatin e tretë, skuadra jonë të jetë një skuadër fituese dhe pastaj të kemi të gjithë kohën, që ju të ktheheni te familja si baballarë dhe unë të shoh për një beb tjetër, të rifilloj nga e para.
Veliaj: U ça superlajmi, do ia them dhe gruas sime këtë, që të inkurajohet edhe ajo për të dytin.