Ervin Salianji: Akuzat e rivalëve të Bashës për garën në PD, janë reagime emocionale…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Zgjedhjet e 13 Qershorit, Lulzim Basha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike.

Nga mbi 41.000 demokratë që morën pjesë në votim, 32.882 prej tyre ia besuan drejtimin e PD-së Lulzim Bashës.

Ervin Salianji, ishte i ftuar në “Open”, ku komentoi akuzat e forta të rivalëve të Bashës, për parregullsi të shumta në votimin e së dielës.

Ai tha se kontestimet kanë ardhur në një moment emocional të garës dhe se rivalët e Bashës, nuk kanë asnjë provë konkrete për akuzat e bëra.

Salianji: Nuk besoj që e komprementon, kontestimet janë në një moment emocional të përfshirjes së tyre në ethet e garës. Nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë provë konkrete, në lidhje me deklarimet e tyre. Kanë menduar që një pjesë e tyre, mund të jetë e stisur nga kundërshtari politik.

Sa u përket akuzave se shumë prej emrave të anëtarëve të PD-së, nuk rezultonin në listë, Salianji u shpreh: “Unë kam bërë fushatë në Korçë dhe në një pjesë të madhe njerëzit që kanë qenë aktivë në fushatë, nuk e kanë pasur emrin për shkak të problematikave që vjen nga grup seksionet e PD, për shkak të hedhjeve të numrave në sistem. Nuk ka si të bëhet në mënyrë të ligjshme”.

Zjarr Tv Ad