Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një intervistë për mediat ka reaguar për situatën politike në Partinë Demokratike.Salianji u shpreh se është e rëndësishme që opozita të jetë të bashkuar, duke u shprehur se ai do të përpiqet që në PD të gjenden ura komunikimi.
Më tej theksoi se opozitën e bën bashkë beteja kundër qeverisë Rama.
“Të gjithë opozitën e bashkon beteja ndaj qeverisë së Ramës. Nuk e shoh veten me asnjë palë. Nuk dua të hap asnjë llogore më për ndarje, do të përpiqem që të gjenden rrugë për kanale komunikimi. Nuk do t’i fryj më zjarrit, vetëm ura komunikimi. Para qytetarëve dhe atyre që na kanë votuar duhet të bëjmë gjithçka për t’u përballur me qeverinë. Bashkimi i të gjithë deputetëve të opozitës është e qartë që janë të pozicionuar në përballe me Ramën”, tha Salianji.
I ndalur tek zgjedhjet lokale, Salianji tha duhet të jenë një test për opozitën dhe PD duhet të bëjnë gjithçka për të mundur Partinë Socialiste.
“Zgjedhjet lokale duhet të jenë një test për opozitën dhe duhet bërë gjithçka për ta mundur PS”, tha Salianji.