Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti Ervin Salianji, i ka “mbyllur derën” Kuvendit Kombëtar në PD e kërkuar të mblidhet nga ish-kryeministri Sali Berisha, për të larguar kryetarin Lulzim Bashën.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Salianji tha se pavarësisht numrit të firmave nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar, për një kërkesë që Statuti i Partisë nuk e shqyrton.
“Pavarësisht numrit të firmave nuk mund të mblidhet Kuvendi Kombëtar, për një kërkesë që statuti i partisë nuk e shqyrton. Nuk mblidhet. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk mund të mblidhet pa një kërkesë statuore”- tha Salianji.