Ervin Salianji i përgjigjet Edi Ramës: Dashurinë që ka për burrat, s’ia zgjidh dot…

0
592
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervin Salianji, ka reaguar një ditë pasi Kryeministri Rama, e ka quajtur zhgënjyese, pa karakter, listën e PD-së, në qarkun e Korçës.

Rama shfaqi edhe një foto të Salianjit në plazh, për të cilën ky i fundit tha se ishte një foto e montuar keq.

“Është e gjitha një shenjë e madhe paniku e Ramës. Në pleqëri, njeriu mund të bëjë gallata dhe të qeshë me veten. Megjithatë, të papranueshme, janë etiketimet personale. Nuk është marrë askush me dashuritë e Ramës, nëse mund të ketë për burrat apo për gratë, nuk është marrë askush me logjikën personale të Ramës, as se çfarë Rama fut në gojë, por me ato që flet dhe çfarë nxjerr nga goja. I gjithë diskutimi i djeshëm ishte një show banal. Qytetarët nuk kanë nevojë për njerëz që zihen me njëri-tjetrin, por si do të zgjidhen problemet e tyre. Sa i përket fotos, s’kam çfarë të them. Dashurinë që ka për burrat Rama, unë nuk ia zgjidh dot, duhet ta zgjidhi diku tjetër. Unë merrem vetëm me pjesën politike. Ishte një foto thuajse e montuar keq, një pisllëk e gjitha. Megjithatë, nga një kundërshtar si Rama, mund të pritet gjithçka”, kështu është shprehur Salianji, në një intervistë për A2.

Zjarr Tv Ad