Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish nën-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ndodhet në qeli për pastrim parash, është dërguar në spitalin e burgut.
Mësohet se ish-zyrtari i policisë vuan nga klaustrofobia dhe është dërguar nga ambientet e paraburgimit në ambientet e spitalit.
Erzen Breçani, i cili u arrestuar në operacionin “Metamorfoza”, ka deklaruar edhe më parë që ka frikë nga ambientet e mbyllura, ndërsa ende s’ka detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij, si edhe informacion se deri në çfarë faze kanë arritur hetimet e Prokurorisë së Posaçme.
Erzen Breçani u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.