Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA bashkojnë forcat për mbrojtjen planetare, falë kontratës prej 129.4 milion euro për bashkëpunim me misionin Hera të planifikuar për në vitin 2024, qëllimi i së cilës është të verifikojë mundësinë e devijimit të një asteroid potencialisht i rrezikshëm për Tokën.
Italia është midis shtatë vendet partnere të misionit, së bashku me Belgjikën, Luksemburgun, Portugalinë, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Spanjën.
Marrëveshja për misionin Hera është “jashtëzakonisht domethënëse sepse është kulmi i idesë së propozuar shumë vite më pare nga italiani Andrea Milani, një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë të asteroideve, i cili vdiq në 2018 ” – tha Franco Ongaro, drejtori i teknologjisë, inxhinierisë dhe cilësisë së ESA dhe drejtuesi i qendrës për shkencës dhe teknologjisë së ESA (Estec).
Kontrata u nënshkrua sot në Gjermani nga Ongaro, kontraktori i parë i konsorciumit Hera.
Me nënshkrimin e sotëm, Europa është e gatshme të bashkëpunojë me NASA në një nga misionet më ambicioze hapësinore, deri më tani të imagjinuar vetëm nga trillimet shkencore.
Misioni i NASA-s, ESA dhe Hera ka për detyrë që të realizojë devijimin e asteroidit që rrezikon planetin Tokë