Escobar-Kurtit: Tërhiq policinë në veri, të fillojë puna për asosacionin

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SHBA përmes të dërguarit Special Gabriel Eskobar i kërkuan Albin Kurtit tërheqjen e Policisë dhe nisjen e menjëhershme të punës për asociacionin, për qetësimin e situatës në komunat serbe! Por drejtuesit e lëvizjes vetëvendosje, përsëritën se bashkësia e komunave serbe mund të ngrihet vetëm në bazë të kushtetutës! Qytetarët në Prishtinë ndërkohë i kërkuan kryeministrit të Kosovës të dëgjojë Amerikën dhe tu japë serbëve zgjedhje të parakohshme.

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar një intervistë për BBC përsëriti dy kërkesën e Uashingtonit për Albin Kurtin për situatën në komunat me shumicë serbe.

“Kurti duhet të tërheqë policinë nga objektet komunale, dhe urgjentisht, urgjentisht të fillojë punën për punën e Asociacionit”, tha Escobar.

Duke theksuar se përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës, ka qenë i shmangshëm, Escobar tha se përpjekja e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, hasi në rezistencë

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”.

Escobar që bashkë me të dërguarin evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, do ta vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, më 5 dhe 6 qershor, ka përsëritur qëndrimin se duhet të thyhet cikli i dhunës dhe se të dyja palët, kanë përgjegjësi

Por në Kosovë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri, thonë se asociacioni mund të ngrihet vetëm sipas kushtetutës së Kosovës

Qytetaret në Kosovë ndërkohë në masë i kërkojnë Albin Kurtit të dëgjojë SHBA dhe të lejojë zgjedhje në veri si zgjidhje për krizën.

Zjarr Tv Ad