Është bërë mbledhje e gjatë dje për liridaljet të shtunën dhe të dielën. Nga Armir Shkurti

0
330
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Është bërë mbledhje e gjatë dje për liridaljet të shtunën dhe të dielën.
Kanë hedhur idenë që të shtunën të dalin ata që janë të paqethur e pa rruar dhe të dielën ata që janë të rruajtur e qethur, por ky propozim është hedhur posht në çast me arsyetimin se ata të paqethurit e të parruarit e së shtunës, i këpusin një brisk në darkë dhe dalin edhe të dielën. Kështuqë është propozuar varianti i anasjelltë. Pra të dalin të qethurit e të rruarit të shtunën e të dielën ata me leshra. Këta të fundit ti kontrollojë policia dhe ushtria se mos i kanë mustaqet fallco dhe flokët – paruke.
Ka patur edhe një propozim që i ka shtënë në mendime të mëdha kokat e vendit:
– Të dalin të shtunë e të dielë ata që janë kundër Ramës!
Kjo ra si bombë. Atë që e tha desh e hëngrën të gjallë.
– Dashke të mbushen sheshet plot? – iu hakërryen njëzëri të gjithë
– Pse, ju mendoni se populli është kundër kryeministrit?! – pyeti me habi propozuesi. Heshtje! Kjo heshtje e thellë i dha zemër propozuesit të vazhdojë
– Pikërisht kjo metodë do ti lerë sheshet bosh! Kujt ia mban bitha të dalë në rrugë me damkën “kundërshtar i Ramës”? Nuk po e shihni se nuk ka këllqe njeri këtu të ngrerë zërin, pale pastaj për më shumë!! E kuptoni se si do të dhiten vetëm po e nxorrëm si lajm? Edhe atyre që u kalon ndërmend më i vogli kundërshtim do tu mbushen poturet se do fillojë tu xhirojë mendja: “Ore po kjo është ashiqare fare! Po dole në rrugë u identifikove si kundërshtar i kryeministrit. Ç’më duhet mua? Rri e pres deri të hënën unë. Të dalin të tjerët”
…..më thonë se ky opsion po diskutohet me shumë optimizëm dhe humor
https://www.facebook.com/Armir.Shkurti0/posts/10157740299074724
Zjarr Tv Ad