Më anë të një shënimi në “Facebook”, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka uruar 28 Nëntorin. Urimi kësaj radhe urimi vjen ndryshe, Tahiri ka preferuar që urimin ta përcjellë me anë të një këngë të kënduar nga Golik Jaupi i famshëm. Ish-ministri duket se nxjerr nga arkiva e tij një takim të zhvilluar në Progonat të Tepelenës, teksa këndon me burrat e zonës.
Tahiri në shënimin e tij shkruan:
“Eshte e jona Shqiperia 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”.
Ndërsa bashkangjitur ai ka postuar video dhe kënga labçe që dëgjohet ka një mesazh të fortë politik dhe patriotik.
Ndërsa kujtojmë se ish ministri i Ramës është nën hetim nga Prokuroria pasi akuzohet si i përfshirë në grupin e “Habiljave”.