“Është i dënuar”/ PS braktis Komisionin Hetimor për Inceneratorët, nuk dëgjon dëshminë e gazetarit

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e PS kanë braktisur sot Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kjo pas marrjes në pyetje të dëshmitarit Jetmir Olldashi. Ata kanë kërkuar që të ndalohej marrja në pyetje e gazetarit, kërkesë që u rrëzua.

Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar që Olldashi të mos merret në pyetje pasi sipas tyre rezulton një person i dënuar nga gjykata për çështjen që po shqyrtohet në komision.

DEBATET

Arben Pëllumbi: Jeni thirrur gjë nga SPAK? Nga Pokuroria? Jeni gjë pjesë e hetimit?

Jetmir Olldashi: Jo

Jorida Tabaku: I njhni shtetasit Mirel Mërtiri dhe Stela Gugalli.

Jetmir Olldashi: I njoh në rrethana zyrtare, më kanë paditur për shpifje për shkak të disa artikujve që unë kam publikuar në median time.

Jorida Tabaku: Keni folur me ta

Jetmir Olldashi: Jo asnjëherë, në momentin që ka qenë procesi gjyqësor përmes avokatit, jam dënuar nga një gjyqtar kacurrels, me një letër paçavure që po të doni jua vë në dispozicion.

Jorida Tabaku: Zoti Olldashi, ju siguroj që këtu nuk ju intimidon dot askush, do ta thoni fjalën tuaj deri në fund.

Arben Pëllumbi: Nuk bën dot dëshmitarin sepse është i dënuar për këtë çështje, ka papajtueshmëri për rolin e dëshmitarit. Ky ka dënim të formës së prerë e kanë bërë fajtor.

Jorida Tabaku: Ka një keqkuptim, nuk është dënuar për këtë çështje

Arben Pëllumbi: Po s’mund të dëshmojë pra për këtë çështje.

Jorida Tabaku: Po për atë punë, Gugallja e Mërtiri më kanë paditur mua

Arben Pëllumbi: Po nëse jeni fajtore edhe ju, s’mund të dëshmoni…

Jorida Tabaku: Përderisa çështja është në shkallën e parë dhe vendimi i Apelit nuk ka dalë akoma,

(Maxhoranca braktis sallën)

Jorida Tabaku: Ju lutem mos e bojkotoni seancën, mos bojkotoni, mos bojkotoni, e kuptoj shumë mirë se çfarë po kërkoni të bëni, nuk doni që qytetarët të dëgjojnë faktet, por mos ikni.

Zjarr Tv Ad