Është Ina Nuku, policja që u plagos në protestë, ajo tallet me vajzën e larguar nga familja

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi sot hetimin për disa punonjës policie të komisariatit numër 1, që në grupin e tyre të punës talleshin me foton e një vajzë të mitur, e cila ishte larguar nga familja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka nisur menjëherë hetimi për Rustem Dervishin dhe Petrit Halan, ndërkohë që është zbuluar edhe emri i punonjëses tjetër të Policisë, e cila thoshte për adoleshenten: Shefi, çfarë vit prodhimi ka? (Pra, kur ka lindur).





Edhe pse me emër rezulton vetëm si Ina, në fakt bëhet fjalë për Ina Nukën, e cila në vitin 2018 është dekoruar me “Medaljen e Nderit” nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.Dekorimi i saj u bë pasi në protestën e opozitës të 22 nëntorit të 2018 në zonën e Astirit, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, u plagos në dorë dhe fytyrë pasi një kapsollë. Nga shpërthimi i mjetit piroteknik ajo humbi një gisht, por nuk pësoi dëmtime të tjera për mjekim në Turqi, ndërsa më pas u kthye për t’u bërë sërish pjesë e Policisë së Shtetit.





Kur të gjithë mediat dhe opinioni publik dolën në mbrotje të saj pas komenteve që bëri kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, se asaj pas incidentit i ishte shkatërruar jeta, pasi askush nuk do të donte që të martohej me të, vetë Nuka komenton lidhur me pamjen e një vajze tjetër. Për më tepër një adoleshenteje duke shkelur etikën e Kodit të Punës.





Për “fajin”, ajo dhe kolegët e saj do të duhet që të përballen me një hetim që mund t’u kushtojë edhe uniformën.

Zjarr Tv Ad