“Është koha që Shqipëria të kalojë në nivel tjetër”, Yuri Kim: Korrupsionin mund ta luftoni vetëm ju! Dhe duhet ta bëni tani

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Është koha për t’i thënë stop korrupsionit”, kështu u shpreh ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Konferencën e parë Antikorrupsion në Shqipëri.

Ambasadorja Kim vlerësoi progresin e vendit tonë, anëtarësimin dhe drejtimin e disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare si Këshilli i Sigurisë, por shtoi se tashmë ka ardhur koha që vendi ynë të kalojë në një tjetër nivel, duke luftuar korrupsionin.

“Dhe këtë mund ta bëni vetëm ju”, u shpreh ambasadorja Kim, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë pranë Shqipërisë në rrugëtimin për të luftuar korrupsionin.

Pjesë nga fjala e ambasadores së SHBA, Yuri Kim:

Duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot, kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit, në një mënyrë që e kalon përkushtimin e saj të mëparshëm. Ne flasim për luftën kundër korrupsionit, se ne e kemi përjestuar se çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsionin, kur nuk e mbron demokracinë. Ju si shqiptarë dhe ne si SHBA, duhet të themi mjaft me korrupsionin, që Shqipëria të jetë më e fortë. Mendoni ku keni arritur si vend, ditën e kaluar festuam 30 vite të lirë, të një vendi që hoqi qafe regjimin e diktaturës. Kështu që tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite që kur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike. Kur unë mbërrita këtu, ndjeva energjinë, është frymëzuese por është edhe frustruese, sepse ky popull ka aftësi për shumë më tepër, por çfarë e pengon. Korrupsioni! Që duhet të jap rryshfet, që duhet të jap një favor në mënyrë që të përdor talentet e mija. Dhe kësaj duhet t’i jepet fund. Ne si SHBA e konsiderojmë çështjen e korrupsionit dhe e shohim si çështje të sigurisë kombëtare.

Ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, e pasur, të jetë një partnere e fortë. Ne duam që Shqipëria të jetë një partnere, dhe jo një problem. Dhe ju duhet ta udhëhiqni luftën. Dëgjoj njerëz që më thonë vetëm ju mund ta bëni këtë, por ajo që dua të them është ju mund ta bëni, dhe SHBA do të jetë me ju në çdo hap të rrugës, ndonjëherë do t’ju shtyjmë, ndonjëherë do të lodheni. Por kjo është miqësia, çasti kur mund të ngriheni në një nivel tjetër. Jeni anëtar i NATO, do të jeni anëtar i BE. Ju qëndroni ulur në Këshillin e Sigurisë së OKB, dhe vendosni për çështje të rëndësishme botërore, ne jemi me ju. Ambasadori juaj në OKB është një superstar. Jeni në një nivel tjetër, ka ardhur koha për vendime të tjera që të shkoni në nivel tjetër, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si diçka normale. Ka ardhur koha që ligji të jetë i zbatueshëm për të gjithë. Kush thyen ligjin duhet të paguajë çmimin. Çdo qytetar në një vend si Shqipëria duhet të ketë mundësi të veçantë. Nuk po kërkoni një privilegj specia, por mundësi të barabarta për fëmijët tuaj me të tjerët. Le t’i japim fund korrupsionit.

Zjarr Tv Ad