“Është krijuar ideja se KQZ rri pa punë deri në zgjedhjet e ardhshme”, Bylykbashi: Të krijohen struktura, mos të lihen në duart e bashkive

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi

Reforma e vitit 200, sa I përket ndarjes së institucioneve të ndryshme brenda për brenda KQZ. Pa u zgjatur shumë unë gjykoj se, duke e parë me shumë interes mbështetjen e KQZ. Është krijuar ideja se KQZ është pa punë deri në momentin e zgjedhjeve të reja. Ky institucion duhet të jetë gati dhe në gatishmëri të plotë me kapacitetet që ka në dispozicion dhe të mos jetë gjithmonë në situata urgjence. Futja e teknologjive në votim, provoi të ishte një sukses. E kemi të qartë tashmë se kutitë nuk u mbushën masivish.

Pra identifikimi biometrik ka bërë një punë të kënaqshme dhe unë gjykoj se këto pajisje duhet të ruhen në parametra optimale. Nuk mund t’I blejmë sa herë ka zgjedhje, janë planifikuar të përdoren për një numër zgjedhjesh. Duhet të fillojë përgatitjet tani, ta njohë tani terrenin. Të ngrihen struktura nga KQZ në mënyrë që mos të lihen nën kontrollin e bashkive dhe më pas të dnryshohen ambientet e votimit në ditën e fundit para zgjedhjeve. Pra KQZ duhet ta ketë të qartë situatën dhe ta përgatisë më së miri.

Zjarr Tv Ad