Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, i cili u shoqërua për t’u marrë në pyetje në lidhje me pezullimin e punës së kontrollorëve ajrorë ditën e djeshme, është lënë i lirë mëngjesin e sotëm.
Sulaj u shoqrua në komisariat, për të sqaruar pozicionin e tij dhe kontaktet e patura së fundmi me kontrollorët ajror, të cilët pezulluan punën si pasojë e stresit të shkaktuar nga ulja e pagave.
Ditën e djeshme, së bashku me ish-drejtorin e Aviacionit Civil u shoqëruan dhe 28 kontrollorë të tjerë, por që më pas shumica e tyre u lanë të lirë. Aktualisht në paraburgim qëndrojnë Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.