“Është mundësia juaj e fundit!”, gjenocidi serb në Kosovë “përplas” Alibeajn dhe Nikollën, kreu i grupit të PD: Vendimi është marrë pa praninë time

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në lidhje me gjenocidin serb në Kosovë ka përplasur në Kuvend kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Alibeaj tha se si anëtar i Konferencës, mund të sigurojë që një takim nuk është mbajtur, ndërsa Nikolla ka thënë se mbledhja është bërë dhe se votimi mund të shihet në procesverbal.

Alibeaj: Është e disata herë që po abuzoni me pozicionin tuaj. Sapo thatë që është vendosur në konferencën e kryetarëve që rezoluta për gjenocidin serb do kalojë për votim. Nuk është diskutuar dhe nuk është vendosur. Nuk ka si të vendoset. Rregullorja e ka të qartë se cilat janë hapat proceduriale. Duhet përcaktuar dita dhe data kur seanca duhet të debatojë.

Rregullorja përcakton edhe faktin tjetër që duhet të ishte ajo data tjetër brenda 274 qershorit. Jeni me shkelje të procedurës por po thoni edhe diçka që nuk është e vërtetë. Duhet për të korrigjuar gabimet e bëra deri më tani por mbi të gjitha për të bërë nderin e duhur lidhur me detyrimin moral që ky kuvend ka. E kaluam radhës së kaluar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe nuk kalojmë gjenocidin serb në Kosovë. Ju merrni përsipër të thoni gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Seanca jonë duhet të jetë projektrezoluta jonë. Nuk ka rrugë tjetër. Është mundësia juaj e fundit për të korrigjuar këtë vendim”, tha ai.

Nikolla: Ka një vendim të datës 15. Kemi bërë edhe debat. Kanë folur edhe kolegë të opozitës dhe është vendosur. Pro keni votuar të gjithë. Nuk ka pasur kundërshti që ne të vazhdojmë me Komisionin e Politikës së Jashtme.

Zjarr Tv Ad