Është ndarë nga jeta papritur poeti Ilirian Zhiti/ Miqtë bëjnë postimet prekëse

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta poeti Ilirian Zhiti, i cili ka qenë i persekutuar gjatë regjimit komunist. Edhe pse për shumë kohë ëndrra e tij ishte poezia, ai ka punuar dhe si ekonimist pranë partisë Balli Kombëtar.

Lidhur me ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, kanë reaguar dhe deputeët Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, të cilët shprehen të keqardhur për humbjen që ka përjetuar familja Zhiti, e veçanërisht dy fëmijët e poetit.

Postimi i Alimadhit:

Porsa mora dijeni, ndahet papritur nga jeta Ilir Zhiti! Ndjesë pastë Iliri, vinte nga një familje me kontribute patriotike dhe kombëtare. Iliri ka shërbyer si Ekonomist dhe Financier, me vite të tëra pranë Partisë Balli Kombëtar.

Personalitet me integritet të lartë, i ndershëm dhe profesionist i zoti, njeri i urtë dhe i dashur me të gjithë, atdhetar dhe patriot, kontributi i tij ka qenë në përputhje me interesin Kombëtar të Shqipërisë.

Me ndarjen e tij para kohe, familja humbi njeriun e dashur, ne humbëm shokun e mirë dhe bashkëpuntorin tonë të ngushtë. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes dhe gjithë të dashurve të tij, për t’u lehetësuar sadopak këtë dhimbje të madhe.

Në emër të partisë Balli Kombëtar dhe në emrin tim personal, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë të dashurve.

Ndjesë pastë! Të qoftë dheu i lehtë Ilir i dashur.  Lamtumirë! Adriatik Alimadhi!

Postimi i Artur Roshit:

Sot u nda nga jeta ILIR ZHITI. Një njeri skurpuloz, që sfidonte padrejtësitë e normalitetit-anormal shqiptar. Jeta nuk e solli të bëhej poet, siç kishte pasionin dhe talentin, por kjo nuk e pengoi të ishte një ekonomist i mirë. Rrallë jeta të takon me njerëz të tillë, që kontur gabariti, kanë vetëm normat morale.

Gjej rastin të ngushëlloj vajzën, djalin dhe të shoqen për këtë humbje të parakohshme. Ndiej hidhërim miku im me largimin tënd. Lamtumirë Ilir! U prehsh në paqe!

Zjarr Tv Ad