Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në instagram, ka ironizuar kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, teksa e paraqet sikur sheh filxhanin në studion e Blendi Fevziut. Madje Rama shkon dhe më tej ku ja lexon vetë filxhanin dhe e paralajmëron se dikush me ‘E’, duke iu referuar vetes, i ka bërë magji kryetares së LSI-së.
Gjithashtu shkronjat e tjera që bien në filxhanin e Kryemadhit nga Rama janë L-ja (LulzimBasha) dhe I (Ilir Meta). Rama e ‘paralajmëron’ kryemadhin se personi me ‘L’ flet pas krahëve të saj me personin me ‘E’, ndërsa personi me ‘I’ I vjen vërdallë natën nëpër lagje.
Postimi i plotë në Instagram: Ke një rrugë… është një me E që të bën magji… Qenka edhe një L që flet pas kurrizit tënd me këtë me E… Po ky me I kush është ky motra ke një me I që vika vërdallë natën në lagje… Ja prit prit… Mos u mërzit…