“Është nxjerrë jashtë kontekstit”, ministrja Bilali sqaron deklaratën e “Zeusit”: E kam thënë në 2017-ën kur isha pjesë e shoqërisë civile

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali gjatë intervistës në Faxnews ka folur në lidhje me një deklaratë të saj, të vitit 2017, ku ajo ka qenë pjesë e shoqërisë civile, ku shprehej se kryeministri Edi Rama do të kthehej në Zeus.

Ajo tha se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit dhe se e ka bërë në kohën kur ishte pjesë e shoqërisë civile dhe nuk ishte angazhuar politikisht.

Pyetje: Do doja ti riktheheshim një deklarate të 3 viteve më parë e që është rikthyer tani në vëmendje, që kryeministri do të kthehet në Zeus, nëse Lulzim Basha përdor këto taktika. Ndodhemi në një situatë ku Basha ka dhënë dorëheqjen.

A mendoni që Edi Rama është bërë tashmë Zeus?

Bilali: Deklarata e Zeusit është nxjerrë nga konteksti një deklaratë e vitit 2017 kur isha pjesë e Shoqërisë Civile ende e paangazhuar politikisht.

Një qeveri e cila nuk ka një opozitë konstruktive është një qeveri e cila lehtësisht mundet të kalojë në gjendej letargjie. Ne fatmirësisht kemi opozitën më të fortë brenda vetes.

Fatkeqësisht deklarata ime e 2017-tës është ende në fuqi, është e velfshme edhe sot ku ne i bëjmë opozitë vetes duke punuar 24/7.

Zjarr Tv Ad