“Është prokurori belg që pyeti BASHËN”, gazetari zbulon detaje: Janë arrestuar 109 shtetas SHQIPTARË, por asnjë BOS I RËNDËSISHËM

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni masiv i autoriteteve belge për goditjen e krimit të organizuar shqiptar në Europë.

Ai tha se prokurori që “i është vënë shqiptarëve”, është i njëjti që mori në pyetje kryetarin e PD-së Lulzim Basha në Tiranë, për çështjen e 3.4 milion eurove të padeklaruara që erdhën nga Belgjika në Shqipëri me “Toyota Yaris”.

Sipas Hoxhës, gjatë gjithë operacionit, janë arrestuar 109 shtetas shqiptarë, por asnjë prej tyre nuk është “bos i rëndësishëm”.

“Janë arrestuar 45 shtetas shqiptarë, në total në dy operacione janë arrestuar 109 shtetas shqiptarë. Janë disa organizata. Arrestime deri tani në fakt nuk kanë kapur asnjë nga ata që ne i njohim si bosë të rëndësishëm. Ata tashmë nuk ndodhen në Europë, kanë ikur në Dubai. Ky operacion është drejtuar nga i njëjti prokuror që mori në pyetje Lulzim Bashën. Sa ka ikur nga Shqipëria ka shkuar dhe ka drejtuar këtë operacion, ai po ndjek edhe disa çështje në Shqipëri. Ai është futur dhe po mundohet të godasë organizatat shqiptare”, deklaroi gazetari Hoxha në ABC News.

Zjarr Tv Ad