Është ringritur Notre Dame/ Koncert për Krishtlindje, një traditë vjetore në Francë…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me kapela dhe kostume mbrojtëse, për të treguar se katedralja ende po rindërtohet, pjesëtarët e korit të Notre Dame, kënduan brenda monumentit mesjetar.

Koncerti në vigjilje të Krishtlindjeve, është një traditë vjetore në Francë. Eventi, i zhvilluar pa audiencë, është regjistruar më herët gjatë muajit dhe u transmetua në television, pak para mesnatës. Kori performoi pjesë klasike të Moxartit dhe Shuberit.

Presidenti Emanuel Macron, është zotuar që do ta rindërtojë katedralen brenda 5 viteve. Por, deri më tani, shumica e punimeve janë fokusuar për ta bërë ndërtesën të sigurt.

Zjarr Tv Ad