“Është shok i ngushtë me Edi Ramën dhe ka lidhje me ambasadoren amerikane”, Spartak Ngjela nuk kursehet me akuzat e rënda dhe bën deklaratën e fortë: Ilirjan Celibashi duhet të ishte në burg në vitin 2003, ja arsyeja

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Spartak Ngjela foli mbi vendimet e Celibashit dhe nuk kurseu akuzat e rënda. Ngjela ka thënë se ai është mik i ngushtë i Edi Ramës dhe ndaj nuk dënohet për ‘ broçkullat ‘ që ka bërë me vendimet e marra.

“Celibashi, në vitin 2003 duhet të shkonte në burg. Manipuloi në mënyrën më banale zgjedhjet e Tiranës. Me proces verbalet që shkruanin 300 votues, 1000 vota për Edi Ramën. 300 votues, 800 vota për Edi Ramën. Shpëtoi, është miku më i ngushtë i Edi Ramës dhe tani po bën këto broçkullat, sepse do që domosdoshmërisht, të mos dalë një person ka lidhje të mira me ambasadoren amerikane,” theksoi ai.





Burimi:Sot News

Zjarr Tv Ad