Është shpallur “non grata”, Sali Berisha nuk tërhiqet dhe sfidon SHBA: Shqiptarët më duan, do rikthehem në krye të PD, qytetarët të ngrihen në protesta të fuqishme

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha doli dje hapur kundër SHBA, duke thënë se do të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, edhe pse është shpallur “non grata” nga DASH vitin e kaluar. Në një dalje për mediat ditën e djeshme, lideri i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” shigjetoi ambasadoren amerikane, Yuri Kim, duke e akuzuar se u angazhua në fushatën e fundit zgjedhore të 6 marsit kundër tij. Në fjalën e tij, Berisha tha se rikthimi i tij i fuqishëm në politikë u konfirmua nga elektorati në zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës, ku koalicioni “Shtëpia e Lirisë” siguroi 31% të votave dhe fitoi Shkodrën. ” Zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në fushatë kundër Sali Berishës, doja t’u thoja zgjedhësve ja ‘unë jam Sali Berisha’.  Është jashtë çdo lloj imagjinate që unë do të devijoj nga ky kurs nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do të garoj për kryetar të PD. 6 marsi faktoi një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës, rikthim me një mbështetje 31% të elektoratit shqiptar”, tha Berisha.

Berisha: Protesta nëse qeveria nuk merr masa

Lidhur me situatën kritike të rritjes së çmimeve të naftës dhe lëndëve të tjera djegëse në ditët e fundit në Shqipëri, ish-lideri demokrat paralajmëroi se do të ketë protesta kundër qeverisë. Ai propozoi heqjen e plotë të TVSH për naftën dhe energjinë elektrike, rimbursim për familjet në nevojë dhe heqjen e taksës së qarkullimit. “Kërkojmë heqjen me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta dhe nga energjia elektrike,  rimbursim me bonus për familjet në nevojë shtesë për krizën energjetike, heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekë dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por, meqenëse Edi Ramës i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve se do shihni kodra me kufoma, duhet para së gjithash të marrë këto masa, ose opozita shqiptare do të jetë në rrugë”, tha Berisha.

Berisha: Nuk krijoj parti të re

Duke parë parakalimin e Komisionit të Rithemelimit të PD ndaj PD në 6 mars, Berisha konfirmoi se nuk do të krijojë forcë të re politike duke pranuar se do të ketë vetëm një opozitë të vërtetë. Për propozimet për pajtim dhe bashkim mes demokratëve, ish-kryeministri u shpreh se mirëpret çdo propozim. “Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën  e lirë të demokratëve. Nuk do të ketë parti të re, kjo është opozita e vërtetë “, vijoi më tej ish-kryeministri, Sali Berisha.

Berisha: Basha një alien, nuk do ta japë dorëheqjen

Ish-kryeministri në vitet 2005-2013 sulmoi sërish kryetarin aktual të PD, Lulzim Bashën. Lidhur me zërat në PD dhe jashtë saj që Basha të dorëzojë postin e kryetarit të PD dhe justifikimet se nuk ka humbur asnjë garë gjatë karrierës së tij politike, Berisha e konsideroi pasardhësin e tij në selinë blu një alien që do keqpërdoret deri në fund si peng.”Të deklarosh se nga 2013 gjer më sot  se nuk ka humbur asnjë betejë, do të thotë të sillesh si alien në politikë. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, unë mund të them që ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij, por keqpërdoret deri në fund”, u shpreh ndaj Lulzim Bashës ish-lideri histori i PD, Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad