Është s*ulmuar me a*rme gazetari kosovar/ Policia jep detajet…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesnatën e së dielës, është s*ulmuar me a*rmë z*jarri vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi. Policia ka njoftuar se në vendngjarje, janë gjetur dhe konfiskuar katër p*redha.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebi” në Mitrovicë.

“Rr. Evlia Qelebi, Mitrovicë 18.10.2020-02:03. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën e tij, e cila ka qenë e parkuar. Njësiti policor në vendngjarje, ka gjet dhe konfiskuar 4 p-redha të kalibrit 9 mm”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërkohë, edhe vetë Kajtazi ka njoftuar të dielën për s-ulmin ndaj veturës së tij.

Përmes një statusi në Facebook, Kajtazi ka njoftuar se vetura është s-ulmuar me 5-6 p lùmba.

“Mbrëmë u përballa me një s-ulm të rr*ezikshëm: vetura ime u q*ëllua me 5 ose 6 p*lumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës”, ka shkruar ndër të tjera Kajtazi.

Zjarr Tv Ad