Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu në një postim në rrjetet sociale ka bërë thirrje për ritkhimin e vëmendjes tek të rinjtë e rajonit.
Ajo thekson se është urgjente që ne të rimendojmë, rinovojmë, rikrijojmë realitetin tonë, duke menduar se një shtëpi e braktisur nga fëmijët është një shtëpi e mjerë.
“Sikur i riu të dinte, sikur i moçmi të mundte”-thotë Frojdi.
Edhe ne, as të rinj e as të moçëm ende që punojmë me të rinjtë, mundohemi të ndryshojmë realitetet tona, duke i besuar energjisë, risive e freskisë së ideve të më të rinjve. Rajoni është plot me vajza e djem të rinj me ide, të zgjuar, të talentuar, që flasin disa gjuhë, që kanë guxim dhe vetëbesim, të pakonkurueshëm në sport apo art e që s’meritojnë të trajtohen si “kushërinjtë” e varfër të të europianëve.
Eshtë tashmë urgjente, që ne të rimendojmë, rinovojmë, rikrijojmë realitetin tonë, duke menduar se një shtëpi e braktisur nga fëmijët është një shtëpi e mjerë”, shkruan Bregu.