Është zbardhur dëshmia e dy vajzave të mitura që u gjetën në Përmet: Ikëm me dëshirë nga shtëpia/ Familjarët silleshin…

0
349
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajzat që u zhdukën në datën 1 janar, janë identifikuar si; K.Mehmetaj dhe M.Hajdaraj, ndërsa në Polici kanë thënë se; ishin larguar me dëshirën e tyre nga banesa. Në dëshminë paraprake përpara efektiveve të Permetit, dy vajzat kanë thënë se; janë larguar me dëshirë nga familjet e tyre, ndërsa njëra prej tyre i kishte prindërit e divorcuar.

“Jemi larguar me dëshirë nga shtëpia, ikëm nga shtëpia pasi kishim probleme me familjarët tanë, silleshin keq me ne”, kështu janë shprehur vajzat.

Dy të miturat, pritet të sillen drejt Kryeqytetit, ku do të merren në pyetje edhe nga oficerët e policisë gjyqësore në Tiranë, për të mësuar më shumë rreth largimit të tyre nga banesa dhe personat me të cilët janë shoqëruar.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, njofton Policia e Tiranës.

Vajzat që ishin shoqe mes tyre u larguan nga banesat në datën 1 Janar, me justifikimin se po shkionin te njera tjetra, duke marrë me vete dhe kartat e identitetit, si dhe një shumë të hollash. Ishin prindërit e të dyjave ato që njoftuan Policinë, ku më pas u bë e mundur dhe gjetja e tyre.

 

Zjarr Tv Ad